Baleti Kombëtar shfaq sot reprizën e ‘Andërr’-ës

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes, “Andërr” me koreografia të Kreshnik Musolli.

Shfaqja që është dhënë premierë në shkurt të këtij viti është një gërshetim i disa stileve të baletit, si klasik, modern e hip-hop, ndërsa gjithçka sillet rreth të kuptuarit të kohës, ajo që të jep një mundësi, por pa mundësi për një rast të dytë.

Ngjarja në shfaqje ndodh në një lagje, ku dëgjohet muzika hip-hop, brenda një komuniteti që jeton me mungesa të shumë nevojave, por që ëndrrat nuk ua zbeh asnjëherë synimin.