Baleti Kombëtar shfaq sot baletin ‘O. Taka'

Baleti Kombëtar i Kosovës shafq sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00, reprizën e baletit “O. Taka” me libreto dhe koreografi të Sinan Kajtazit.

Shfaqja “O. Taka” ose ndryshe “Osman Taka”, e Kajtazit vjen si inspirim nga veprimi fisnik Osman Takës, luftëtarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili pak para se të varej nga Osmanët kërkoi që të interpretonte vallen e shpirtit të tij, gjë që edhe i fali jetën.

 Baleti “O.Taka” është një prej tri shfaqjeve të BKK që është realizuar në tërësi nga krijues dhe performues kosovarë.