Ilustrim

Avokati i Popullit: Të Hiqet Pagesa për Provimin e Maturës

Avokati i Popullit ia ka përcjellë ministrit të Arsimit, dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror të Maturës, raportin me rekomandime në lidhje më vendimin për pagesën e Provimit të Maturës Shtetërore, të datës 16 maj të vitit 2017.

Sipas tyre, vendimi i Komisionit Shtetëror të Maturës, për pagesën e provimit  është në kundërshtim jo vetëm me parimin e ligjshmërisë, por edhe me tërë konceptin e sigurisë juridike.

“Avokati i Popullit, konstaton se vendimi për pagesën e Provimit të maturës i shkel të drejtat dhe liritë e njeriut për faktin se është në kundërshtim me parimet bazë të funksionimit të shtetit demokratik, siç është parimi i ligjshmërisë, parimi kushtetues i sundimit të ligjit dhe parimi i sigurisë juridike, sepse nuk ka bazë ligjore në Ligjin nr. 5/L-018 për nxjerrjen e një vendimi të tillë”, thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit i rekomandon Ministrisë së Arsimit, që në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë e legjislacionit përkatës në fuqi, të shpallë të pavlefshëm vendimin për pagesën e Provimit të Maturës Shtetërore.