Avni Behluli ekspozon në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Galeria e Ministrisë së Kulturës njofton se të enjten e ardhshme, më 15 shtator  në këtë galeri, skulptori Avni Behluli do të hapë ekspozitë e tij personale “Miti për Jetën”.

Në këtë ekspozitë personale, që për Behluli është 23-ta me radhë, do të prezantohen vizatime dhe grafika me të vetmin cikël, “Simfonia e artit”.

Profesor Avni Behluli ka përfunduar studimet master për skulpturë në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Avni Behluli është fitues i dhjetëra çmimeve në fushën e kulturës, respektivisht në fushën e artit pamor, si dhe pjesëmarrës i një sërë kolonish artistike si në Itali, Qipro, Shqipëri, Turqi, Maqedoni, etj.

Ekspozita do të hapet më 15 shtator duke filluar nga ora 19-të, ndërsa do të qëndrojë e hapur për publiku për një muaj.