Avni Arifi | Foto: RTV 21

Avni Arifi: Dialogu për njohje reciproke dhe pajtim

Kryesuesi i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi u shpreh i sigurtë se rezultati i këtij dialogu do të jetë njohje reciproke e dy shteteve.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se nuk ka alternativë tjetër sesa ky dialog.

“Daialogu nuk ka alternativë, por në këtë proces duhet të dihet njëherë e përgjithmonë se nuk ka ndarje, nuk ka defunksionalizim ,nuk ka destabilizim. Dialogu do të jetë për normalizim që do të thotë njohje reciproke dhe pajtim”, shkroi Arifi.