Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Besnik Bislimi: Udhëtimi në Bruksel ishte i kotë

Zëvendëskryeministri Bislim Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka fajësuar palën serbe për mosarritjen e marrëveshjes për targat.

Delegacionet shtetërore nga Kosova dhe Serbia dështuan sot të arrijnë një marrëveshje për targa gjatë një takimi të ndarë që patën me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Bislimi deklaroi për media pas takimit në Bruksel, se arsyeja pse nuk ka marrëveshjes është se pala serbe iku për aeroport dhe nuk ka mundur të qëndrojë deri në fund.

Ai tha se pritjet ishin të mëdha nga ky takim, pasi është mbajtur me kërkesë të palës serbe e cila ka deklaruar se do të vinte me propozime konkrete.

Ai tha se pala serbe kishte informuar ndërmjetësin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak se do të vinte me propozim konkret për çështjen e targave në harmoni me kriteret e parapara me marrëveshjen e 30 shtatorit.

“Fatkeqësisht ne pamë një sjellje shumë të çuditshëm të palës serbe e cila thoshte se kemi një ide, po nuk mund ta shpalosim, kemi probleme politike nuk mund ta sjellim. Në këtë drejtim udhëtimi ka qenë krejt i kotë, për arsye se si duket se ata kanë ardhur në Bruksel vetëm sa për të dhënë lajmin për media se ata dëshirojnë të bisedojnë, mirëpo kanë ardhur pa kurrfarë propozimi dhe zgjidhje”, tha Bislimi.

Zv/kryeministri Bislimi tha se pala kosovare ka kërkuar takim trepalësh, por, kushti i palës serbe ishe që nëse të ndodhë ai takim se pari të bisedohet më asociacionin e komunave serbe.

“Natyrisht ne nuk kemi mundur të pranojmë, sepse tema e takimit kanë qenë të paracaktuara”, tha Bislimi.

Ndërsa sa i përket energjisë ai tha se është e mundshme, por prapa pala serbe ka kërkuar edhe pak kohë deri sa të dërgon konfirmimin final nëse i pranon apo jo propozimet.

S’ka marrëveshje për targat mes Kosovës dhe Serbisë