Asgjësohen 32 mijë euro mallra pa afat në Prishtinë

 

Adonis Tahiri, drejtor i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka treguar se inspektorët sot kanë asistuar në asgjësimin e mallrave pa afat sipas kërkesës së një tregtari.

Malli i asgjësuar ishte në vlerë prej 32 mijë eurove.

“Komuna e Prishtinës është e vetmja që nuk takson për asgjësim të mallit pa afat, duke dashur kështu t’i inkurajojë tregtarët për këtë procedurë. Kësisoj, mallrat e tillë largohen me kohë nga raftet dhe qytetarët janë më të sigurt në produktet që blejnë”, ka shkruar në ‘Facebook’, Tahiri.