Asamblisti i Obiliqit i Shmanget Konfliktit të Interesit

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) rastin ndaj Hajrullah Sollovës e kishte hapur nën dyshimin e bazuar për konflikt interesi gjatë ushtrimit të funksionit publik, pasi Sollova njëkohësisht ishte anëtar i kuvendit komunal dhe bashkëpronar në biznesin privat “Habena”.

Sipas vendimit të AKK-së, Sollova është njoftuar me shkresë zyrtare për fillimin e procedurës për shqyrtimin e gjendjes së mundshme të konfliktit të interesit, ndërsa pas pranimit të kësaj shkrese kishte shkuar në takim në zyrat e AKK-së ku ishte njoftuar edhe me faktet që ka poseduar Agjencia Kundër Korrupsionit.

Sollova sipas AKK-së nuk kishte bërë ndryshimet e nevojshme për t’iu shmangur konfliktit të interesit, më pas agjencia i kishte bërë edhe një shkresë të dytë  si paralajmërim me të cilën e kishte njoftuar për pasojat nëse gjendja nuk ndryshonte.

Më pas asamblisti Sollova, i kishte dërguar agjencisë një informatë mbi biznesin privat të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë me të cilin vërtetonte se ai kishte hequr dorë nga funksioni i bashkëpronarit në biznesin privat dhe me këtë kishte shmangur konfliktin e interesit.

Agjencia Kundër Korrupsion nuk përjashton mundësinë që ky rast të rihapet nëse paraqiten rrethana të reja.

vendimi1

AKK-ja ka hetuar për konflikt interesi edhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, deputetët Blerim Shala e Besim Beqaj, kryetarin e Parteshit Dragan Nikoliq dhe gjyqtarin Skender Zariqi.

Përveç gjyqtarit Zariqi ndaj të gjithë të tjerëve u mbyllën procedurat për konflikt interesi nga Agjencia Kundër Korrupsion.

http://kallxo.com/antikorrupsioni-mbyll-rastin-e-ministrit-per-konflikt-interesi/

http://kallxo.com/antikorrupsioni-pastron-besim-beqaj-nga-dyshimi-per-konflikt-interesi/

http://kallxo.com/kryetari-i-parteshit-shmang-konfliktin-e-interesit-pas-paralajmerimit-te-akk-se/

http://kallxo.com/akk-blerim-shala-nuk-gjendet-ne-konflikt-interesi/

http://kallxo.com/akk-gjyqtari-skender-zariqi-ne-konflikt-interesi/