Foto: Ilustrim

I Arrestuari Fyen e Sulmon Policët në Stacion

Policia e Kosovës raportoi sot se një person ka fyer dhe sulmuar policët në stacionin policor në Vitomiricë të Pejës përderisa po mbahej brenda stacionit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:50.

I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor në gjendje të dehur dhe derisa po qëndronte aty, kishte filluar t’i fyejë dhe sulmojë zyrtarët policorë.

Me veprimet e tij brenda stacionit, policia thotë se i dyshuari ka dëmtuar një tavolinë.

“Zyrtarët policorë kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.