Foto: Ilustrim

Arrestohet se Rrahu Nënën

Një i ri nga Prishtina  është arrestuar mbrëmë në mesnatë pasi e ka rrahur nënën e tij.

Ngjarja  sipas raportit të Policisë ka ndodhur rreth orës 23 e 30 ndërsa nëna viktimë raportohet t’i ketë thënë Policisë se djali i saj disa herë me radhë kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj.

Në raportin  e Policisë për ngjarjen shihet se djali i dyshuar është arrestuar nga Policia dhe pas një varg pyetjesh ai është liruar.

Urdhrin për lirimin e djalit që rrahu nënën e ka dhënë prokurori kujdestarë i Prokurorisë së Prishtinës.

Në raport nuk jepen detaje nëse viktima është kthyer të jetojë me djalin e saj.