Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim
Arrestohet Rojtari i Pyllit
11.10.2016 - 12:23
Policia ka arrestuar mbrëmë rreth orës 18:50 në Graqanicë një roje pylli, i cili i kishte marrë mitë 50 euro një qytetari në mënyrë që mos t’i shqiptonte një gjobë për transportim të druve.
Njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar 50 eurot te djali i të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit nga i dyshuari është konfiskuar arma zyrtare (pushkë gjuetie me 5 fishekë të kal. 12 mm), ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Policia këtë rast po e trajton si marrje e mitës.