Foto: Ilustrim

Arrestohet e më pas lirohet pasi falsifikoi dokumentacionin e veturës

Policia ka ndaluar një shtetas serb nën dyshimin se ka falsifikuar dokumentacionin e veturës me të cilën po udhëtonte.

Sipas raportit ditor të policisë, në fshatin Sarpelj në Leposaviq, gjatë ditës së djeshme nga policia kufitare është ndaluar një  veturë me tabela të Italisë, i cili gjatë legjitimimit dhe verifikimit të mjetit , dyshohet se ka falsifikuar  shënimet e mjetit me tabelat e vendosura në veture.

Me vendimin e prokurorit vetura  është sekuestruar dhe dërguar për hetime tek terminali doganor-Mitrovicë.

I dyshuari pas intervistimit lirohet. Rasti mbetet të hetohet.