Foto: KALLXO.com

Apostolova: Anashkalimi i arsimit, krim ndaj rinisë

Shefja e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolva, tha sot se edhe pse janë bërë dy vite që  është miratuar rezoluta që arsimi të jetë prioritet, ende nuk ka rezultate në këtë fushë.

“Në fund të vitit 2017 partitë politikë  e kanë aprovuar si prioritet çështjen e arsimit, dy vite kanë kaluar dhe rezultatet që pritnim nuk i kemi. Çdo anashkalim në këtë rezolutë  është krim ndaj rinisë së Kosovës”, tha Apostolova në tryezën me temën “Arsimi cilësor në Kosovë”.

Ajo tha se gjatë këtyre viteve është bërë temë reforma në kurrikula dhe se sipas saj fëmijët kanë mësuar me tekste shkollore diskriminuese dhe gabime teknike.

Shefja e zyrës së BE-së po ashtu tha se deri më tani janë investuar në Kosovë 6 milionë euro vetëm ne sektorin e arsimit, por se sipas saj nuk ka rezultate të dukshme.

“Ne po përpiqemi ta rrisim buxhetin për këtë fushë 12-13 milionë por Kosova duhet të ketë kapacitete për ti marrë këto fonde, por duhet të arrihen rezultate të dukshme”, tha ajo.