Apeli i Policisë Para Protestës

Në një komunikatë ku shpjegoi veprimet e planifikuara për nesër, policia tha se me veprime të padhunshme protestuesit do t’i ndihmojnë vetes dhe forcave të rendit.

“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të përmbahen nga çfarëdo veprimi i dhunshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja në vetë protestuesit dhe tek zyrtarët policorë, të cilët do të kujdesen për rend dhe siguri publike,” thuhet në komunikatë.

Opozita ka thënë se protesta do të jetë e qetë.

http://kallxo.com/opozita-proteste-paqesore-per-largim-te-qeverise/

Policia bën të ditur se njeh “të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, por do të veprojë ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe do të luftojë të gjitha dukuritë negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

Policia e Kosovës pas protestave të janarit të vitit të kaluar për shkarkimin e ish-ministrit Jabllanoviq, kishte kërkuar pajisje të veçanta shtesë për menaxhim të situatave që i cilëson të dhunshme.

http://kallxo.com/policia-i-kerkon-qeverise-pajisje-te-vecanta-per-protesta/

Në shtator të vitit të kaluar është bërë publik njoftimi për dhënie të kontratës për furnizim të policisë me topa uji, operatorit ekonomik “Katana”.

Policia nuk ka treguar dje për KALLXO.com nëse është furnizuar me pajisjet e përshkruara në këtë kontratë.

http://kallxo.com/policia-mban-sekret-topat-e-ujit/