Nga një seancë ku katër deputetët ishin në gjykatë | Foto: KALLXO.com

Albin Kurtit e Donika Kadajt u Vazhdohet Paraburgimi

Dy deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurtit e D|onika Kadaj-Bujupit u është vazhduar paraburgimi edhe për një muaj.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit për dy deputetët e bëri të ditur për KALLXO.com, Afrim Salihu, avokati i Donika Kadaj-Bujupit.

Kurti e Donika Kadaj-Bujupi po mbahen në paraburgim në lidhje me procesin gjyqësor për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Bashkë me Kurtin e Kadaj-Bujupin po akuzohen edhe Faton Topalli e Albulena Haxhiu.

Katër deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha dje se po të pyetej ai, Albin Kurti do të ishte i lirë.

http://kallxo.com/haradinaj-po-te-pyetesha-une-albin-kurti-ishte-lire/