Alarmi i Ujësjellësit në Prishtinë: Niveli i ujit në liqene po bie

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të temperaturave të larta në Kosovë, po bie ngadalë niveli i ujit në liqene akumuluese.

“Rreth 2.6 miliardë njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit. Sot, mbi vendin tonë po shënonojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie në Facebook.

Sipas tyre, Kosova “ndoshta” nuk bënë pjesë në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi me ujë.

“Por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë, në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të. Kërkojmë shpenzim racioal të ujit të pijshëm”, thuhet më tej në publikimin e tyre.

Sipas parashikimeve meteorologjike edhe në ditët e ardhshme në  Kosovë  do të  vazhdojë vapa, me temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius.

Gjatë ditës së sotme, edhe Kompania regjionale Hidrodrini ka apeluar te qytetarët e Pejës që të kenë kujdes me shpenzimin e ujit të pijes.