Ilustrim

Aksidentohen tri vetura në Gjilan, lëndohet një person

Policia e Kosovës ka raportuar se në fshatin Livoq të Ulët të Gjilanit gjatë ditës së djeshme janë aksidentuar tri vetura.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të automjeteve.

I lënduari pas trajtimit mjekësor lirohet në shtëpi, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme.