Ilustrim
Aksidentohen 11 vetura në autostradën 'Ibrahim Rugova'
14.1.2019 - 19:47
11 vetura janë aksidentuar në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për KALLXO.com se në këtë autostradë kanë ndodhur dy aksidente zinxhirore, ku janë përfshirë 11 vetura.
“Aksidenti i parë ka ndodhur në kilometrin e 27 të autostradës, nga Suhareka në drejtim të Prizrenit, ku janë përfshirë pesë vetura dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.
Pas këtij aksidenti, Krasniqi tha se janë njoftuar për një aksident tjetër në afërsi të Prizrenit.
“Aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të Prizrenit. Gjashtë vetura janë përfshirë por nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.