Aksident në rrugën 'Bill Clinton', 3 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth dy orësh në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:40, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut në Prishtinë.