Foto-ilustrim

Aksident me të lënduar në Kodër të Trimave

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, Policia rreth orës 19:00 ka pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Fahri Fazliu”, në lagjen Kodra e Trimave.

“Në këtë aksident kane qenë të përfshira dy vetura. Lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rast po merret Njësiti i Trafikut”, shtoi zëdhënësja Florie Ahmeti-Haziraj.

Një aksident me të lënduar sot pasdite ka ndodhur edhe në Podujevë.

Atje, një veturë ka goditur një person që po lëvizte me biçikletë.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa vozitësja është shoqëruar në Polici.

https://kallxo.com/godet-ciklistin-me-veture-vozitesja-shoqerohet-ne-polici/

www.kallxo.com