Ahmeti: 200 mijë banorë do të kyçen në Termokos në 10 vitet e ardhshme

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti ka thënë se në pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme do të kyçen mbi 200 mijë banorë në rrjetin e ngrohjes qendrore në Prishtinë.

“Po shkojmë drejt dyfishimit të kapaciteteve të kogjenerimit për t’u kyçur mbi 200 mijë banorë në Termokos në 5 – 10 vitet e ardhshme – që i bjen shumica e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

I pari i Prishinës është shprehur se mbi 20 milionë euro do të kushtojnë investimet në KEK dhe Termokos për ta rritur kapacitetin.

“BE ka siguruar tashmë rreth 13 milion”, ka shtuar Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka thënë se jemi duke shkuar drejt zgjidhjes së problemit të ngrohjes dhe ndotjes së ajrit në Prishtinë.

“Kur ja shtojmë kësaj edhe 11 milionë dollarë nga ShBA-MCC për matësit individual e valvula, po shkojmë drejt zgjidhjes së madhe për ngrohjen në Prishtinë si dhe ndotjen e ajrit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

https://kallxo.com/perfitime-te-shumanshme-nga-kogjenerimi-i-energjise/

www.kallxo.com