Musa Mustafa, gazetar nga Mitrovica. Foto: Facebook

AGK Dënon Kërcënimin Ndaj Gazetarit nga Mitrovica

AGK tha se e ka pritur me shqetësim këtë kërcënim kërkoi nga organet e shtetit që ta hetojnë këtë rast sa më parë.

“Raste të tilla të kërcënimeve kanë filluar të shpeshtohen ditëve të fundit dhe kjo paraqet shqetësim serioz për komunitetin e gazetarëve në vend”, thuhet në reagimin e AGK-së.

“Kosova prej vitesh renditet poshtë sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurisë së gazetarëve. Në raporte të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, gjithmonë  kërkohet angazhim më i madh institucional në hetimin dhe dënimin e sulmuesve të gazetarëve”, thotë AGK.

Musa Mustafa, kryeredaktor i portalit lokal Infojeta, tha mbrëmë se kërcënimin e marrë përmes një SMS-i e ka raportuar në polici.

“Sot në mbrëmje kam marrë një kërcënim përmes një sms-i në telefon, se do të vritem dhe se do të ma zhdukun edhe familjen. Në këtë kërcënim më tutje thuhet se do të më zhdukin edhe ‘farën’ shqiptare, nëse shkruaj më kundër serbëve. Sms-i është dërguar në gjuhen serbe nga një numër i IPKO-së, qe sipas policisë tani më nuk është i qasshëm në rrjet”, tha Mustafa.

Ai dyshon që kërcënimi ndaj tij ka të bëjë “me një seri shkrimesh që i kam bërë në gazetën online Infojeta, e që kanë të bëjnë me funksionimin e strukturave paralele të Policisë së Serbisë në veriun e Kosovës”.

Kërcënimi ndaj Musa Mustafës është i dyti brenda dy ditëve.

Të hënën, gazetarja Arbana Xharra raportoi se persona të panjohur kanë vizatuar simbole në formë kryqi para derës së banesës dhe në garazhin e saj në Prishtinë.

http://kallxo.com/agk-kerkon-nga-policia-te-hetohet-kercenimi-ndaj-arbana-xharres/

KALLXO.com shkroi të martën për dukurinë e kërcënimit ndaj gazetarëve.

http://kallxo.com/agk-trendi-kercenimeve-ndaj-gazetareve-njejte-vitet-e-kaluara/