Agim Bahtiri në 'sofrën' e Kadri Veselit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nga radhët e partisë Alenaca Kosova e Re është shoqëruar në një darkë më zyrtarë të PDK-së.

Në një fotografi të postuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, shihet presidenti i vendit Hashim Thaci, dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, si Sami Lushtaku, Hajredin Kuçi, Bedri Hamza, Enver Hoxhaj e shumë të tjerë, të cilëve i është bashkangjitur edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“Sonte edhe Agimi” ishte mbishkrimi i fotografisë së postuar mbrëmë nga kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri deri më tani nuk njihej për marrëdhënie të mira me anëtarët e PDK-së.