Aeroporti i Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Aeroporti i Prishtinës Sot ‘Nuk e Ndjen të Ftohtit’

Fluturimet dhe aterrimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” sot kanë filluar të realizohen sipas orarit të paraparë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit “Adem Jashari”, Valentina Gara për portalin rtv21.tv duke thënë se sot të gjitha fluturimet janë duke u realizuar sipas planit.

Ndryshe të martën mbrëma për shkak të motit të lig fluturimet dhe aterrimet ishin anuluar.

Kjo i kishte pamundësuar edhe Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt të kthehet nga Londra ku po qëndronte në një vizitë zyrtare direkt në aeroportin e Prishtinës.

Aeroplani i tij është dashur të aterojë në Sofje të Bullgarisë./21Media