Foto-ilustrim: Policia e Kosovës

7 të Arrestuar në Aksion Kundër Fajdeve

Lajmin për këtë aksion të zgjeruar e dha për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, ne funksion te luftimit të dukurive negative dhe veprave penale që ndërlidhen me fajdet,” tha Hoxha.

Ai tregoi edhe qëllimin dhe rezultatin e aksionit.

“Operacioni policor përfshin kontrollimin e 12 lokacioneve  të 10 personave te dyshuar. Deri ne këto çaste janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 te tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga policia,” tha Hoxha për KALLXO.com.

Ai deklaroi se policia ka konfiskuar edhe armë dhe dëshmi që mund të përdoren kundër të akuzuarve.

“Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund të përdoren për procedim të mëtejmë ligjor,” sqaroi Hoxha.

Edhe dje policia arrestoi dy të dyshuar për dhënie të parave me fajde, të cilët sipas policisë vitin e kaluar i kishin dhënë një personi 31 mijë e 850 euro.

http://kallxo.com/arrestohen-dy-persona-per-fajde/