Gërmadhat e aeroplanit ushtarak të rrëzuar në Algjeri, Foto: BBC

257 të Vdekur nga Përplasja e Aeroplanit Ushtarak Algjerian

Aeroplani ushtarak algjerian u rrëzua pranë kryeqytetit duke lënë të vdekur 257 persona në bord, kanë thënë zyrtarët.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pasi u nis nga aeroporti ushtarak ‘Boufarik’, në perëndim të Algjerisë, raporton BBC.

Ka nisur një hetim për shkakun e rrëzimit të aeroplanit, fatkeqësia më e madhe ajrore që ka ndodhur ndonjëherë në Algjeri. Qeveria ka shpallur tri ditë zie kombëtare.

Shumica e të vdekurve janë personeli ushtarak dhe familjet e tyre, ka thënë Ministria e Mbrojtjes. Dhjetë anëtarë të ekuipazhit gjithashtu vdiqën.

Ndër këto viktima ishin edhe udhëtarët nga Sahara Perëndimore, një territor i kontestuar që është aneksuar nga Maroku pas tërheqjes së Spanjës në vitin 1975.

Fronti Polisario, i cili kërkon pavarësi për territorin dhe mbështetet nga Algjeria, thotë se 30 saharanë perëndimorë, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, vdiqën. Një anëtar i lartë i partisë qeveritare algjeriane FLN tha se ndër të vdekurit janë 26 anëtarë nga Polisario.