23 Vjeçari i Plagosur, Jashtë Rrezikut për Jetë

23 vjeçari i cili ka mbetur i plagosur në një kafeteri në Vushtrri është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë ditës së sotme 23 vjeçari me inicialet G. F. ka mbetur i plagosur në një kafeteri në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri.

Pas lëndimeve të marra është dërguar në QKUK.

KALLXO.com ka kontaktuar drejtorin e Qendrës së Emergjencës, Basri Lenjani i cili tha se 23 vjeçari ka marrë lëndime në këmbë dhe është duke u trajtuar.

“Po kemi pranuar një person të plagosur në emergjencë. Pacienti është plagosur në trup më saktësisht në këmbë. Është jashtë rrezikut për jetë dhe është duke u trajtuar më tutje”, tha Lenjani për KALLXO.com

KALLXO.com, para pak minutave raportoi në lidhje me plagosjen.

http://kallxo.com/23-vjecari-plagoset-me-arme-zjarri-ne-vushtrri/