Ribociclib, ilaçi që rrit mbijetesën dhe ul rrezikun e rikthimit të kancerit të gjirit me 25%
Mijëra gra me formën më të zakonshme të kancerit të gjirit në botë mund të përfitojnë nga një ilaç i suksesshëm që i ndihmon ato të jetojnë më gjatë dhe njëkohësisht e ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes me një të katërtën e saj.
Më shumë se 2 milionë njerëz në mbarë botën diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, e cila është kanceri më i përhapur në botë. Megjithëse trajtimet janë përmirësuar në dekadat e fundit, shumë pacientë më vonë po e përjetojnë rikthimin e kancerit. Nëse ndodh një përsëritje, ajo është shpesh në një fazë më të avancuar.
Tani, hulumtimi “shumë premtues” i paraqitur në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike (Asco), konferenca më e madhe në botë për kancerin, sugjeron se një ilaç i ri terapie, ribociclib, mund t’i ndryshojë gjërat. Rezultatet e provës tregojnë se ky ilaç mund ta rrisë mbijetesën dhe t’i ulë ndjeshëm shanset e rikthimit të kancerit.
Ribociclib ka demonstruar më parë përfitime mbijetese te pacientët me kancer gjiri, sëmundja e të cilëve është përhapur. Por në studimin e ri, studiuesit zbuluan se ai gjithashtu mund t’i rrisë rezultatet për pacientët me sëmundje në një fazë shumë të hershme, duke përfshirë ata me kancer që ende nuk janë përhapur në nyjet limfatike.
Gjetjet ishin emcionuese për studiuesit dhe onkologët në takimin vjetor të Asco-s në Çikago, sepse të dhënat sugjerojnë se ilaçi, i njohur gjithashtu si Kisqali, mund ta shmangë kërcënimin e rikthimit të kancerit në një popullatë të gjerë dhe ta ndryshojë praktikën globale.
Ribociclib është një terapi e targetuar e quajtur një frenues i molekulave të vogla. Ai funksionon duke i shënjestruar proteinat në qelizat e kancerit të gjirit të quajtura CDK4 dhe CDK6, të cilat e modulojnë rritjen e qelizave, duke përfshirë rritjen e qelizave të kancerit.
Prova në fazën e vonë të ilaçit tregoi se ai ul rrezikun e përsëritjes me 25% kur përdoret me terapi standarde hormonale, në vend të terapisë hormonale vetëm, pas trajtimeve tradicionale.
Është miratuar tashmë nga rregullatorët, duke e përfshirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, për ta trajtuar kancerin e gjirit që është përhapur në pjesë të tjera të trupit. Mirëpo vendosja e fazës së hershme, kur tumoret ende mund të hiqen me kirurgji, shihet si një zbulim shumë më i madh për shkak të numrit të madh të pacientëve që mund të ndihmojë.
Pacientëve me kancer të gjirit zakonisht u ofrohet operacioni dhe kimioterapia ose trajtimi me rrezatim përpara se të marrin ilaçe të cilat i bllokojnë hormonet në përpjekje për ta ndaluar përsëritjen e sëmundjes.
Shtimi i ribociclib në terapinë hormonale ka treguar një “përmirësim të rëndësishëm” në kohën e mbijetesës pa sëmundje për pacientët me kancer të gjirit në fazën e hershme të receptorit hormonal, HER2 negativ, zbuloi studimi i lartcekur.
Kanceri i gjirit HER2-negativ me receptorin hormonal është nëntipi më i zakonshëm i sëmundjes, duke i përbërë gati 70% të të gjitha rasteve të kancerit të gjirit në SHBA.
“Aktualisht, trajtimet e aprovuara të targetuara mund të përdoren vetëm në një popullatë të vogël pacientësh të diagnostikuar me kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ për receptorin hormonal, duke lënë shumë pa një opsion trajtimi efektiv për reduktimin e rrezikut të rikthimit të kancerit”, thotë autori kryesor Dr. Dennis. Slamon, drejtor i kërkimit klinik dhe përkthimor në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit UCLA Jonsson në Los Anxhelos.
Rreth një e treta e atyre me sëmundje të receptorit hormonal të fazës së dytë, HER2-negative përjetojnë një përsëritje pas trajtimit standard dhe më shumë se gjysma e njerëzve me sëmundje të fazës së tretë do ta shohin kancerin e tyre teksa iu kthehet, thotë Slamon.
“Andaj, ekziston një nevojë e konsiderueshme e paplotësuar si për ta reduktuar rrezikun e përsëritjes, ashtu edhe për të ofruar një opsion trajtimi të tolerueshëm që i mban pacientët pa kancer pa e ndërprerë jetën e tyre të përditshme”.
Studimi Natalee përfshiu 5,101 pacientë të cilëve iu dha ribociclib për tre vjet së bashku me pesë vjet terapi hormonale ose vetëm terapi hormonale.
Pas tri vitësh, 90.4% e atyre që kanë përdorur ribociclib kanë mbëtur pa këtë sëmundje, krahasuar me 87.1% në grupin e terapisë hormonale vetëm. Ribociclib gjithashtu ka treguar rezultate më të favorshme në mbijetesën e përgjithshme, mbijetesën pa përsëritje dhe mbijetesën e largët pa sëmundje, sipas studiuesve.
“Ndërkohë që është ende herët, këto rezultate janë shumë premtuese dhe sugjerojnë se do të ketë një rol për ribocilibin ndihmës për kancerin e gjirit të fazës dy dhe më të lartë të receptorit hormonal pozitiv, HER2-negativ”, thotë Dr Rita Nanda, eksperte Asco në Çikago, e cila nuk është i përfshirë në studim.
Dr. Kotryna Temcinaite, shefja e i komunikimit kërkimor në Kancerin e Gjirit Tani, i përshëndeti rezultatet si një lajm pozitiv për pacientët. “Studiuesit zbuluan se kur kombinohet me terapinë hormonale, ribociclib i redukton ndjeshëm shanset e rikthimit të sëmundjes tek gratë me kancer primar të gjirit HER2-pozitiv ndaj receptorit të estrogjenit”.
“Ne e dimë se shumë gra dhe të dashurit e tyre shqetësohen për rikthimin e kancerit të gjirit pas trajtimit, kështu që trajtimet e reja si ribociclib, të cilat mund ta zvogëlojnë këtë rrezik, janë tepër të mirëseardhura”.
“Ky trajtim tani duhet të dorëzohet me shpejtësi për licencim dhe të vlerësohet për përdorim në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, në mënyrë që ky grup pacientësh me kancer gjiri primar të kenë mundësinë të përfitojnë prej tij sa më shpejt të jetë e mundur”.
Dr. Catherine Elliott, drejtoreshë e kërkimit dhe partneriteteve në Cancer Research UK, thotë se “ndërsa kërkohen më shumë kërkime, rezultatet fillestare të hershme nga prova e vazhdueshme e Natalee janë premtuese.
Kombinimi i ribociclib dhe terapisë hormonale mund të ofrojë një mundësi të re trajtimi për njerëzit me këtë lloj kanceri të gjirit në fazë të hershme, duke e reduktuar rrezikun e rikthimit të sëmundjes dhe duke e përmirësuar mbijetesën./The Guardian
Përgatiti: Nuhi Shala