QKUK në pritje për furnizim me ilaçin Remdesivirë

Pandemia e COVID-19 ka prekur rreth 50 milionë qytetarë në gjithë globin, ndërsa mbi 1 milion kanë vdekur si pasojë e kësaj pandemie, shumë vende nëpër botë janë izoluar në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19, sëmundje ngjitëse e cila transmetohet nga njëri tek tjetri përmes spërklave dhe prekjeve.

Pandemia e coronavirusit ka prekur edhe 21,545 qytetarë në Kosovë, 15,829 prej tyre tashmë e kanë kaluar ‘sfidën’ e COVID-19 dhe janë shpallur të shëruar.

Remdesiviri, Hydroksiklorokina dhe Favipiravira janë tre ilaçet e përdorura për trajtimin e pacientëve të infektuar me coronavirus, të cilat kanë treguar efekt të mirë tek pacientët e infektuar me SARS-CoV-2.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mungesë të ilaçit Remdesivirë, përderisa është e furnizuar me dy medikamentet tjera, Hydroksiklorokinë dhe Favipiravirë, nga Ministria e Shëndetësisë thotë se janë në procedurë për të siguruar edhe barin Remdesivirë.

“Remdesivir është terapi eksperimentale (ndonëse është aprovuar për trajtim te pacientët me COVID-19), megjithatë MSh është në procedura për ta siguruar edhe këtë preparat, pasi paraprakisht ka miratuar Protokollin për menaxhimin klinik të Covid dhe ka thjeshtësuar edhe procedura e importit”, thuhet në përgjigjen e MSh për KALLXO.com.

Në Kosovë është rritur numri i rasteve me coronavirus, sot është shënuar rekord i ri i infektimeve, 661 të tillë.

Kosova është duke luftuar me pandemin globale COVID-19 që nga muaji mars i këtij viti ku u shfaqë rasti i parë i infektimit.

Nga Klinikën Infektive thotë se është rritur dukshëm numri i pacientëve të cilët kërkojnë tretman mjekësorë, përderisa një rritje e tillë është dukshëm e theksuar edhe nëpër Spitalet Rajonale në vend.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.