A të ndihmon 'dieta e fertilitetit' të mbetesh shtatzënë?

Kur flasim për dietat pretendohet se ato bëhen për të humbur peshë apo për të ulur kolesterolin, por sot thuhet se ka dietë që mund të ndihmojë çiftin të arrijë më shpejtë shtatzëninë, raporton CNN.

Dieta u përgatit nga mjekët Jorge Chavarro dhe Walter Willett, të dy nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, bazuar në analizën e tyre të të dhënave të Studimit të Shëndetit një nga studimet më të mëdha dhe më të gjata të shëndetit të grave në Amerikë.

Pasi analizuan dietat e më shumë se 18 mijë grave që nuk kishin histori infertiliteti, por që po mundoheshin të mbeteshin shtatzënë, ata zbuluan se cilësia e dietës së bashku me aktivitetin sportiv dhe me eliminimin e duhanpirjes mund të jetë në favorin tuaj për të arritur shtatzëninë më shpejtë.

Sipas studimit çiftet që kanë problem të arrijnë shtatzëninë nuk kanë nevojë të binden se zgjidhjen e vetme mund t’a gjejnë  përmes procedurave mjekësore.

Sipas autorëve të studimit “Dieta e Fertilitetit” zbulon mënyra natyrale për të rritur ovulacionin dhe për të përmirësuar shanset e mbetjes shtatzënë.

Doktoresha Marie Menke, profesoreshë ndihmëse dhe drejtoreshë e sektorit të endokrinologjisë riprodhuese dhe infertilitetit në Spitalin UPMC u pajtua me të gjeturat e studimit.

“Nëse do të kërkoni një dietë të pjellorisë, është koha për të filluar. Hulumtimet tregojnë një lidhje në mes dietës dhe një rreziku të zvogëluar të infertilitetit në disa gra”, tha ajo.

Hulumtimi i Chavarro dhe Willett thotë se ngrënia e më shumë produkteve të qumështit me yndyrë të plotë në vend të qumështit pa yndyrë mund të përmirësojë shanset e konceptimit tek gratë që kanë probleme në ovulimin.

Kjo është për shkak të pranisë së hormoneve specifike në yndyrën e qumështit. Por konsumimi i më shumë kalorive nga ushqimet tjera me yndyrë të plotë mund të ndikojë negativisht, thanë ata.

BURIMI – LINK