Konferenca e SBASHK-ut | Foto: KALLXO.com

SBAShK-u  takim me Koordinatorin për  Reforma Shtetërore, Besnik  Tahiri

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK ) u takua me Koordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore të cilit i treguan pakënaqësitë me Projektligji për Nivelizimin e Pagave.

SBAShK paralajmëroi Besnik Tahirin se planfikojnë greva të përgjithshme nga shtatori nëse rradhitja e mësimdhënësëve në koeficientin e pagave nuk përmirësohet në këtë projektligj.

“Delegacioni i SBASHK-ut  e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e  bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion  ka përcjellë te z. Tahiri  zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse  nuk përfillen  faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë  shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme”, thuhet në  njoftim.

Sipas njoftimit, Tahiri   ka dëgjuar me vëmendje  shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar  gjithë këto do t’i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë  Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë  për çështjet e ngritura.

Ai  i ka deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t’i  ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes  ligjit  çështja e pagave.