Rumania mori presidencën e BE-së

Motoja e Rumanisë: “Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane” Rumania sot mori presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

“Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane” është motoja me të cilën ajo mori këtë rol. Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka thënë se “Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”.

Sipas tij, roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Evropian në maj/ 21 Media