Ratifikimi Imagjinar për Mandatin e EULEX

Anëtarët e komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës kanë pranuar të premten projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës e i cili është dorëzuar në Kuvend ishte përkufizuar se letërkëmbimet ishin kryer dhe Qeveria e Kosovës e kishte marrë si punë të kryer vazhdimin e mandatit.

“Ky ligj ratifikon marrëveshjen ndërkombëtare të arritur nëpërmjet shkëmbimit të instrumenteve mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (“EULEX”)” thuhet në nenin 1 të projektligjit.

Por tri ditë pas dorëzimit të këtij projektligji, Qeveria e Kosovës tërhoqi draft ligjin për ta zëvendësuar atë me një tjetër.

Arsyet e tërheqjes sipas Zëvendës Kryeministrit Hajredin Kuçi janë te mungesa e një përgjigje nga ana e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, në letrën e Presidentit Thaçi për vazhdimin e mandatit të misionit.

Kuvendi duhet ta marrë një vendim për të ardhmen e EULEX-it gjatë ditës së nesërme.

Ky është projektligji i parashikuar të miratohej për vazhdimin e mandatit të EULEX-it:

Microsoft Word - PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ND Microsoft Word - PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ND Microsoft Word - PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ND Microsoft Word - PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ND Microsoft Word - PROJEKTLIGJ PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ND

Ky është projektligji i parashikuar të miratohej për ndryshimin e ligjeve që lidhen me mandatin e EULEX-it:

projektligji shqip-1 projektligji shqip-2 projektligji shqip-3 projektligji shqip-4 projektligji shqip-5