Ilustrim

Që nga nesër ofrohen shujta për nxënësit e Gjilanit

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se që nga nesër do të fillojnë do ndahen shujta për nxënësit e shkollës fillore të kësaj komune.

Sipas një njoftimi për media, Drejtoria Komunale e Arsimit do të nisë pilot-projektin e shujtave për nxënësit e shkollës fillore nga fshati Verbicë të Zhegocit.

Në këtë ngjarje e cila nis në ora 11:15, do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri.

Ndryshe, kjo është hera e parë në Gjilan që jepen shujta për nxënësit, kurse në komunat e tjera ka filluar më herët.