Prizreni me bërllok në Ditën e Mjedisit

Në ndërkohë që sot po shënohet Dita Botërore e Mjedisit, qytetarët e lagjes ‘Ortakoll’ në Prizren po ankohen për mbeturina dhe mos mirëmbajtje të rrugëve.

Që nga fillimi i muajit shkurt kjo pjesë e qytetit nuk është pastruar, thotë qytetari që ka raportuar në KALLXO.com

Sipas disa fotografive të dërguara në redaksinë e KALLXO.com shihet së edhe gjendja e parqëve në këtë lagje nuk është e mirë.

Vlen të përmendim që sot (5 qershor) është Dita Botërore e Mjedisit.

Kjo ditë shënohet më aktivitete të ndryshme vetëdijësuese dhe mbi të gjithave më pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit.

 

Këto janë fotografitë e dërguara nga gjendja e rrugëve dhe parkut në lagjen Ortakoll në Prizren.