FOTO: Ministria e Mbrojtjes së Kosovës/Facebook.

Që nga viti 1999 në Kosovë janë larguar mbi 95 mijë mina dhe mjete të tjera eksplozive të pashpërthyera

Sot në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka theksuar se që nga viti 1999 janë larguar mbi 95,000 mina dhe mjete të tjera eksplozive të pashpërthyera.

“Teksa sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, duhet theksuar faktin se që nga viti 1999 me përkushtimin e deminerëve tanë të guximshëm, në bashkëpunim me ekipet e KFOR-it dhe organizatat e tjera të involvuara janë  pastruar mbi 60 milionë metra katror tokë, duke bërë largimin e mbi 95,000 minave dhe mjeteve të tjera eksplozive të pashpërthyera’- thuhet në njoftimin e Ministrisë.

FOTO: Ministria e Mbrojtjes së Kosovës/Facebook.
FOTO: Ministria e Mbrojtjes së Kosovës/Facebook.
FOTO: Ministria e Mbrojtjes së Kosovës/Facebook.

Këto rezultate është thënë se janë indikatorë i punës së kryer nga ekipet Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK dhe organizatat e tjera çminuese.

“Falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet”-ka thënë Ministria e cila në këtë njoftim ka theksuar se çdo minë e hequr do të thotë një jetë e shpëtuar.

“Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive, andaj Ministria e Mbrojtjes mbetet e përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve për të vazhduar pastrimin e të gjitha zonave të afektuara nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive, ngase investimi në veprimin ndaj minave do të thotë investim në jetën njerëzore dhe të ardhmen e sigurt të vendit” – është thënë në njoftim.