Prizren, 4 persona të arrestuar për grabitje

Katër persona janë arrestuar nga policia në rajonin e Prizrenit, për një grabitje e cila ka ndodhur me 7 qershor në Prizren.

Policia ka njoftuar se pas rastit të grabitjes, policia ka filluar një punë intenzive ku edhe ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj katër personat e dyshuar për përfshirje në këtë grabitje.

“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me 11 qershor 2019, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar katër persona të dyshuar D. D,  18 vjeçar, A. T, 18 vjeçar, R. A, 20 vjeçar, S. H, 17 vjeçare. Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar një boks hekuri dhe para të gatshme në vlerë 880 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje në njoftim thuhet se të njëjtit në prezencë të prindërve dhe avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe kanë pranuar se në bashkëveprim e kanë kryer veprën.

“Të gjitha veprimet e marra në lidhje me rastin janë bërë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar, ku të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim mbi ndalimin e personave të arrestuar”, njofton policia.