Policia te Vendi ku u Vra Ivanoviqi

Te vendi ku u vra Oliver Ivanoviq në veri të Mitrovicës ka forca të policisë, të cilat po sigurojnë vendin para ardhjes së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq pritet të vendosë kurorë me lule në vendin ku u vra politikani i serbëve të Kosovës Ivanoviq.

KALLXO.com raportoi më herët për forca të njësisë speciale që me mjete të blindura janë nisur drejt Mitrovicës.

Vuçiq, sipas agjendës së pari do të vizitojë manastirin Banjska afër Zveçanit, e më pas pas nderimit te vendi ku u vra Ivanoviqi, do të takojë përfaqësuesit politikë serbë në objektin e Fakultetit Teknik të Universitetit në Mitrovicën Veriore.

Vuçiq sot planifikon të takohet edhe me banorët e fshatit Llapnasellë.

Presidenti i Serbisë edhe nesër do të jetë në Kosovë.

Gazetarët e KALLXO.com raportojnë se situata në veri është e qetë para ardhjes së Vuçiqit.