Policia e Kosovës: Protestat e serbëve ishin të qeta

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se protestat të cilat janë mbajtur sot në Graçanicë, Shtërpcë dhe në disa lokacione në Veri të Mitrovicës kanë qenë të qeta.

Sipas policisë protestat kanë filluar rreth orës 12:00 dhe kanë përfunduar rreth orës 13:00, përderisa gjatë kësaj periudhe kohore në disa rrugë ku është mbajtur protesta në Veri, qarkullimi i automjeteve ka qenë i ndërprerë përkohësisht.

Tutje policia ka sqaruar se pas shpërndarjes së protestuesve rrugët janë liruar për qarkullim të automjeteve.

Serbët sot kanë protestuar për të kundërshtuar vendosjen e taksës nga Qeveria e Kosovës nga 10 për qind në 100 për qind për produktet serbe.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për protestat që janë mbajtur nga serbët.

https://kallxo.com/protesta-e-serbeve-ne-rudare-te-zvecanit-video/