Policët Sulmohen me Gërshërë e Kaçavidë

Gjatë përpjekjes për ta arrestuar një të dyshuar për vjedhje, i cili strehohej në lagjen “Ulpiana”,  policët janë sulmuar nga i dyshuari me gërshërë dhe kaçavidë.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci,  45-vjeçari me inicialet F.I., u rezistoi përpjekjes së policëve për ta arrestuar, duke i sulmuar me kaçavidë dhe një palë gërshërë.

“45-vjeçari, i akuzuar për vjedhje të rëndë, është arrestuar pas këtij incidenti. Ndërsa, asnjëri nga policët nuk ka marrë lëndime,” tha sot Borovci.

Sipas zëdhënësit të Policisë, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij vazhdojnë hetimet.