Përjashtohet nga puna kardiologu Gani Bajraktari

Kardiologu Gani Bajraktari është përjashtuar nga puna në QKUK. Lajmin për KALLXO.com e konfirmon vetë SHSKUK.

“SHSKUK konfirmon se Komisioni Disiplinor i QKUK së, pas shqyrtimit të rastit ka marrë vendim që te njëjtit t’i shqiptohet masa disiplinore, ndërprerje e marrëdhënies së punës” thuhet në përgjigjen e tyre.

SHSKUK thotë se rasti ishte proceduar pas ankesave të pacientëve në Klinikën e Kardiologjisë.

Gani Bajraktari bënë pjesë ne grupin e mjekëve te rasti ‘Stenta’

KALLXO.com ka kërkuar koment nga Bajraktari dhe nuk ka pranuar përgjigje deri në momentin e publikimit të artikullit.

 

https://kallxo.com/largohet-perkohesisht-nga-puna-kardiologu-gani-bajraktari/