Foto: Kallxo.com

Përfundon protesta në Gjakovë

Pas disa orësh protestë kundër vizitës së paralajmëruar të piligrinëve serb në kishën ortodokse të qytetit, qytetarët e mbledhur në Gjakovë janë shpërndarë.

Pesë persona janë shoqëruar në polici gjatë ditës lidhur me këtë protestë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj,  ksihte thënë për KALLXO.com se  të ndaluarit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave të tyre.

Më herët, anëtarja e komisionit për të pagjeturit, Nesrete Kumanova, ishte alivanosur gjatë një fjalimi që po e mbante para pjesëmarrësve në protestë. Ajo është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës.

 

https://kallxo.com/pese-persona-shoqerohen-ne-polici-ne-protesten-ne-gjakove/