Foto: REL

Pensionisti që Ushqen Zogjtë e Gërmisë

Kur shumë qytetarë ecin në Gërmi për të marrë ajër të pastër, Naim Rashiti, një pensionist nga Prishtina, ka një mision tjetër.

Çdo ditë, dimër e verë, ai u dërgon ushqim zogjve si dhe qenve endacakë në parkun më të madh të kryeqytetit.

Bukën ai e mbledh në orët e vona në Lagjen Ulpiana, pasi qytetarët i varin qeset me bukë në kontejnerë.

Rashiti, 66-vjeçar, thotë se këtë aktivitet e bën për më shumë se 7 vjet dhe do të vazhdojë ta bëjë.

10 Mars 2018 - 21:00

REL 10/03/2018 - 21:00
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend