Parku i Gërmisë

Më 1 Maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se më 1 maj ndalohet qarkullimi i automjeteve në Gërmi dhe pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve.

Sipas njoftimit, përveç banorëve të lagjeve ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”, Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese./Dukagjini