Parku i Gërmisë | Foto: KALLXO.com

1 Maji, qarkullimi i automjeteve në Gërmi është i ndaluar sot

Edhe këtë vit, Komuna e Prishtinës më 1 maj ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në Gërmi dhe pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve.

Sipas komunës, pika përfundimitare për qarkullim përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë:

Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Përjashtim nga kjo urdhëresë bëjnë Trafiku Urban, linja4, Policia e Kosovës, KFOR, EULEX, Hortikultura, ‘Pastrimi’, ‘Automjetet emergjente’.

Derisa, linja 5 e autobusëve do qarkullojë sipas itinerarit të rregullt deri në Sofali.

Sot është 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve. Tash e disa vjet me radhë, është bërë traditë e kosovarëve që këtë ditë ta kalojnë në parkun e Gërmisë në kryeqytet.