Pejë, plagoset me armë zjarri një polic

Policia e Pejës ka njoftuar se sot rreth orës 9:45, ka pranuar informatë se në Spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmës në Emergjencë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë, porsa ka marrë informacionin njësitë policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës në fshatin Brestovik.

Sipas familjarëve rasti ka ndodhur në një aneks të shtëpisë së viktimës.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur drejtori Rajonal i Policisë- Pejë, Zv-drejtori Rajonal, Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët janë duke i kryer hetimet në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe hetuesit kompetent në këtë rast, meqë viktima është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës.