Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Pejë, arrestohet i dyshuari për rrahjen e gruas

Policia ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar ish-bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti ka sulmuar, fyer dhe kanosur ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:15 në Pejë.