Foto: Zyra e Kryeminstrit të Kosovës

Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me dritë ngjyrë portokalli – simboli i të ardhmes pa dhunë ndaj grave

Ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me dritë ngjyrë të portokalli, e cila është simbol i një të ardhmeje më të ndritur, pa dhunë ndaj grave dhe vajzave.

Zyra e Kryeministrit njofton se sot është bërë hapja e fushatës 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

“Sot dhe çdo ditë tjetër!” është slogani i kësaj fushate që nisi sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, që do të vazhdojë deri më 10 dhjetor, në Ditën e të Drejtave të Njeriut.

“Përkushtimi institucional e shoqëror për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, vazhdon çdo ditë” – thuhet në njoftimin e ZKM.

Përveç qeverisë, edhe objekti i zyrës së Presidentes është ndriçuar me portokalli.

Presidentja, Vjosa Osmani tha sot se se dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetë dhe shkatërron ëndrrat.