Foto: TV21

PDK e AAK Mbrojnë OJQ-në Joaktive në KQZ

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se KQZ nuk mund ta bartë përgjegjësinë se kujt i takojnë ata vëzhgues.

“Ne nuk mund ta bartim përgjegjësinë se ata a janë përfaqësue stë subjekteve politike apo jo. Edhe anëtarët e KQZ-së mund të jenë përfaqësues të subjekteve politike”, tha ajo.

“Nuk e di pse i lidhni vëzhguesit me subjekte politike. Ata nuk kanë qasje direkt në operacione zgjedhore”, shtoi Dakaj.

Anëtari i vetëvendosjes në KQZ, Adnan Rrustemi, tha se KQZ është dashur t’i verifikojë më tepër këta vëzhgues, ndërsa ftoi prokurorinë ta hetojë këtë rast.

“Prokuroria po merret me këtë organizatë dhe shpresoj që ta thotë fjalën e fundit”, tha Rrustemi.

Por dy përfaqësuesit e partive që është raportuar se përfaqësojnë këta vëzhgues, PDk dhe AAK, i kanë dalë në mbrojtje publikisht Institutit Rajonal për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Studime Politike i cili nën petkun e një OJQ-je ka mbedhur asamblistë e drejtorë komunalë që vijnë nga PDK dhe AAK.

http://kallxo.com/skandali-zgjedhjeve-pdk-e-aak-fshehin-vezhguesit-partiake-ne-ojq-joaktive/

“Ne do ta akreditojmë çdo organizatë që plotëson kriteret ligjore. I lusim të gjithë ata ë ta bëjnë detyrën sipas ligjit. Nuk është raportuar se dikush e ka keqpërdorë ligjin deri më tani”, tha Betim Gjoshi, anëtar i PDK-së në KQZ.

Edhe Binak Vishaj i AAK-së i doli në mbrojtje këtij Instituti.

“Vëzhgimi është vlerë e demokracisë dhe nuk di pse i tuten. Secili që i tejkalon përgjegjësitë e veta merr përgjegjësi penale”, tha Vishaj.

http://kallxo.com/zyrtare-te-aak-dhe-pdk-akreditimet-ne-emer-te-ojq-se-morem-ne-parti/