Foto-ilustrim

Paraburgim të dyshuarve për rrëmbim të çantës së krahut në Prizren

Dy të mitur të dyshuar për grabitjen e një çante nga krahu i një gruaje në Prizren të martën e kësaj jave, kanë përfunduar në paraburgimi.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për të Mitur, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të miturve me iniciale A.K. dhe A.M. nga Prizreni”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës në Prizren.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, masa është caktuar nën dyshimin se më datë  10 dhjetor 2018  rreth orës 13.30 minuta, në Prizren, në afërsi të Qendrës Tregtare “ABI”,  pas planifikimit paraprak në mes veti duke vepruar së bashku, dalin në qytet me qëllim për të bërë para dhe shkojnë në afërsi të qendrës në fjalë dhe nga parkingu i Qendrës  derisa e dëmtuara me iniciale N.K. po ecte me vajzën e saj të vogël, të njëjtën e përcjellin, dhe i afrohet i mituri me iniciale A.K. dhe arrin që nga krahu të ia merr çantën derisa i mituri me iniciale A.M. ka qëndruar mbrapa tij, dhe pasi e marrin çantën në të cilën e dëmtuara kishte pasur 115   euro, një telefon të llojit “Samsung”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 10.12.2018 e cila do të zgjasë  deri me datën 10.01.2019.

Ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit.